Lajm i mirë është se të kesh një plagë të verdhë në gji nuk duhet të jetë shkak për shqetësim.
Mavijosja ndodh kur enët e vogla, të holla të gjakut nën lëkurë, zakonisht si rezultat i përplasjeve shkaktojnë sasi të vogla të gjakderdhjes, transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë artikull, ne do t’i hedhim një vështrim shkaqeve të mavijosjes së verdhë në gji, së bashku me mundësitë e trajtimit dhe kur të dëmtuarit duhet të vizitojnë doktorin.
Shkaqet
Një mavijosje me ngjyrë të verdhë në gji sinjalizon se ka pasur një dëmtim apo traumë në indin e gjirit, rreth një javë deri në një javë e gjysmë më parë.
Goditja në një mur ose në derën e hapur e kabinetit ose një dëmtim i vogël sportiv mund të jetë i mjaftueshëm për të shkaktuar një plagë. Traumat më të rënda, të tilla si aksidentet me makinë ose të rënia nga ndonjë lartësi, gjithashtu mund të shkaktojnë plagë.
Njerëzit që janë më të vjetër ose kanë lëkurë më të pastër kanë tendencë të mavijosen më lehtë.
Ushqyerja me gji nganjëherë mund të shkaktojë mavijosje, sidomos nëse foshnja kap ose shtrydh indin e gjirit ndërkohë që ushqehet. Pompimi mund të krijojë herë pas here mavijosje rreth thithkave, ose pjesa që i bashkëngjitet gjirit, me madhësi të pasaktë.
Një grua që ka mavijosje që shoqërohet me ushqyerjen me gji duhet të flasë me një specialist për laktacion që të pajiset me fllanxhë të saktë madhësie.
Mavijosja është gjithashtu e zakonshme pas operacionit të gjirit. Prerja në indet e gjirit, të tilla si me kirurgji plastike ose heqja e gjirit, mund të shkaktojnë mavijosje. Edhe procedurat më të vogla, të tilla si një biopsi gjiri, mund të çojnë në plagë gjatë procesit të rimëkëmbjes.
Mjeku apo kirurgu duhet të jetë në gjendje të ofrojë udhëzime se çfarë duhet të presin lidhur me mavijosjet në kohën pas operacionit.
Kur të vizitoni mjekun
Në shumicën e rasteve, mavijosja e gjirit mund të trajtohet ose menaxhohet në shtëpi. Megjithatë, një person i cili merr shpesh plagë të mëdha ose nuk është në gjendje të kujtojë lëndimin që shkaktoi mavijosjen, duhet të flasë me një mjek.
Gjithashtu është mirë të telefononi mjekun nëse:
Krijohet një gungë mbi plagën
Mavijosja nuk largohet brenda 2 javësh
Ka shumë mavijosje përreth trupit
Ka gjakderdhje të shpeshtë nga hunda ose mishrat
Ka gjak në urinë
Ka shenja të infeksionit rreth plagës, të tilla si skuqja ose kullimi i lëngut
Ka një histori familjare të mavijosjeve ose gjakderdhjeve të tepruara
Këto shenja mund të sinjalizojnë praninë e një çrregullimi të koagulimit të gjakut ose ndonjë ndërlikimi serioz. Njerëzit që përjetojnë ndonjë nga këto simptoma duhet të shohin një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur për të përjashtuar kushtet më të rrezikshme.
Trajtimi i mavijosjeve në shtëpi
Mavijosjet e zakonshme janë shumë të thjeshta për t’u trajtuar në shtëpi.
Mavijosja në gji mund të trajtohet me një paketë akulli të thjeshtë. Mbështjellni akullin në një peshqir ose rroba dhe lëreni në vendin e mavijosur për rreth 10 minuta. Përsëriteni procesin sipas nevojës për disa ditë pas shfaqjes së parë të plagës.
Acetaminophen-i ose ibuprofen-i gjithashtu mund të lehtësojë dhimbjen dhe ënjtjen. Gratë me mavijosje në gji duhet të shmangin aspirinën, pasi mund ta përkeqësojnë gjendjen./Gazeta Shneta/