Farat kanë veti të dobishme për shëndetin në përgjithësi, e sidomos për gratë në periudhën e shtatzënisë.
Farat diferencohen në dy lloje: të bardha dhe të zeza. Farat e bardha kanë shumë acid linoleik, një antitumor i rëndësishëm dhe antidiabetik. Farat e zeza janë të pasura me hekur, zink, fibra dhe mangan.
Rreth 577 për 100 gram. Gjithashtu farat përmbajnë shumë vitamina, të tilla si B1, B2, B6, A, D dhe E. Përmbajnë acid klorogjenik, acid linoleik dhe acid folik. Farat janë anti-inflamatore dhe antioksiduese. Vitamina E që përmbajnë farat zvogëlon inflamacionin në rast të artritit. Farat ndihmojnë në uljen e kolesterolit duke mbrojtur kështu zemrën dhe tërë sistemin kardiovaskular. Përmirësojnë aktivitetin e zorrëve në saje të vitaminës B që kanë në përbërje të tyre. Së fundmi qetësojnë dhimbjet e kokës dhe lehtësojnë stresin.
Farat janë një nga ushqimet e rekomanduara gjatë shtatzënisë. Në fakt në këtë periudhë të veçantë dhe delikate gruaja ka nevojë për acid folik, në mënyrë që fëmija të rritet i shëndetshëm dhe pa probleme. Farat e lulediellit përmbajnë shumë acid folik./Pernenat.al/