Sa here të flini në shpinë, pesha e mitrës suaj mund të ngjeshë një enë të madhe gjaku, e quajtur “vena cava”, duke ngadalësuar rrjedhën e gjakut tek fëmija dhe duke ua marrë frymën.
Mënyra më e mirë për të fjetur gjatë gjysmës së dytë të shtatzënisë është në krahë. Disa mjekë rekomandojnë anën e majtë më shumë se të djathtën, sepse “vena cava” ndodhet në pjesë të djathtë të shtyllës kurrizore, kështu që fjetja në anën tuaj të majtë lejon që gjaku të rrjedhë më lirshëm tek fëmija.
Megjithatë, kjo nuk bën një ndryshim të madh, dhe është më e rëndësishme që ju të shtriheni në anën që ndiheni më mirë.
Nëse keni nevojë për ndihmë në përshtatjen me anën e gjumit, provoni të kaloni jastëkët midis gjunjëve dhe nën barkun tuaj për t’u ndjerë sa më rehat.
Nëse zgjoheni me shpinë në mes të natës, mos u frikësoni. Trupi juaj do t’ju tregojë nëse fëmija ka qenë në ndonjë rrezik të vërtetë për të mos marrë oksigjen të mjaftueshëm, do të ndiheni e lodhur dhe pa frymë për një kohë të gjatë nëse fëmija juaj ka ndonjë problem./pernenat.al/