Ndërsa numri i njerëzve të infektuar me koronavirus tejkalon 1 milionshin në të gjithë botën, dhe më shumë se një miliard janë të mbyllur në shtëpitë e tyre, shkencëtarët po munden me një nga pyetjet më të ngutshme të pandemisë: A bëhen njerëzit që mbietojnë nga infeksioni imun ndaj virusit?
Përgjigja është një po e kualifikuar, me disa të panjohura, transmeton Gazeta Shneta. Kjo është e rëndësishme për disa arsye.
Njerëzit që janë konfirmuar se janë imun mund të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të ndihmojnë në forcimin e e fuqisë së punës deria të vihet në dispozicion një vaksinë.
Në veçanti, punonjësit e kujdesit shëndetësor që dihet se janë imunë mund të vazhdojnë të kujdesen për të sëmurët e tjerë.
Rritja e imunitetit në komunitet gjithashtu është mënyra e mbarimit të epidemisë: Me më pak dhe më pak njerëz të infektuar, koronavirusi humb boshtin e tij dhe madje qytetarët më të rrezikuar bëhen më të izoluar nga kërcënimi.
Imuniteti gjithashtu mund të sjellë një trajtim të hershëm. Antitrupat e mbledhur nga trupat e atyre që janë rikuperuar mund të përdoren për të ndihmuar ata që luftojnë me sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, i quajtur COVID-19.
Linja e parë e mbrojtjes së trupit kundër një virusi infektiv është një antitrup i quajtur imunoglobulin M, detyra e të cilit është të qëndrojë vigjilent në trup dhe të paralajmërojë pjesën tjetër të sistemit imunitar ndaj ndërhyrjës si viruset dhe bakteret.
Sistemi imunitar rafinon këtë antitrup në një lloj të dytë, të quajtur imunoglobulinë G, i dizajnuar në mënyrë të hollësishme për të njohur dhe neutralizuar një virus specifik.
Rafinimi mund të zgjasë për një javë, si procesi ashtu edhe fuqia e antitrupave përfundimtar mund të ndryshojë. Disa njerëz bëjnë antritrupa të fuqishëm neutralizues ndaj një infeksioni, ndërsa të tjerët paraqesin një përgjigje më të butë.
Antitrupat e gjeneruar në përgjigje të infeksionit me disa viruse – poliomielit ose fruthi, për shembull – dhurojnë një jetë imuniteti. Por, antitrupat ndaj koronavirusëve që shkaktojnë ftohjen e zakonshme vazhdojnë vetëm për një deri në tre vjet dhe kjo mund të jetë e vërtetë.
Prap se prap, edhe nëse mbrojtja e antitrupave do të ishte afatgjatë dhe njerëzit do të riinfektohen, periudha e dytë me koronavirus ka të ngjarë të jetë shumë më e butë se e para. /GazetaShneta/