Pas disa ditëve të ngrohta me mot stabil, ditëve të para të muajit qershor, si dhe verës meteorologjike që fillon nesër, mbi rajon, nga Atlantiku pritet të shtrihen fusha të ulëta barike që do të sjellin mot të paqëndrueshëm, me mundësi për reshje lokale shiu, njofton Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
Nga dita e nesërme dhe në fundjavë pritet të mbajë mot i ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
Gjatë orëve të pasdites priten zhvillime të vransirave lokale, që do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe bubullima. Reshjet dhe bubullimat mund të jenë më të theksuara ditën e premte dhe të shtunë.
Temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlera normale, me minimale që do të sillen nga 12C deri në 14C, e ato maksimale nga 24C deri në 28C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi-verilindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale. /Gazeta Shneta/