Gjatë vitit 2017 Ministria e Shëndetësisë ka ndarë gati 14 milionë euro për shërimin e 1965 pacientëve
Shteti i Kosovës dhe pacientët po vazhdojnë të shpenzojnë miliona euro për shërim jashtë institucioneve të shëndetësisë publike.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar ka subvencionuar për shërim 1965 pacientë, shkruan Gazeta Shneta.
Për të gjithë këta pacientë, MSH ka paguar 13 milionë e 878,589 mijë euro.
Fëmijët janë pacientët që kanë përfituar më së shumti nga këto subvencione. Janë 216 fëmijë nga Klinika e Pediatrisë të cilëve MSH iu ka paguar 3 milionë e 774,597 mijë euro për shërbim.
Sipas shpenzimeve, në vendin e dytë janë pacientët e sëmurë nga leukemia dhe sëmundjet malinje, për të cilët MSH ka subvencionuar afër 3 milionë euro në 52 raste.
Në Kardiologji janë 553 pacientë që kanë përfituar 1,841,180 euro. Në Kardiokirurgji 65 pacientë kanë gjetur shërimin me 475 mijë euro.
Në Oftalmologji janë 378 pacientë që kanë kërkuar shërim jashtë institucioneve publike dhe kanë përfituar mbi 1 milionë e 158 mijë euro. Rreth 600 mijë euro më shumë kanë marr 239 pacientë nga Ortopedia.
490 mijë euro janë dhënë për 120 pacientët e sëmurë në repartin e Hemato-Onkologjisë. Në ORL dhe Nefrologji kanë përfituar 92 pacientë me rreth 1 milionë euro.
Nga blloku i klinikave kirurgjike, ndihmë kanë kërkuar 170 pacientë të cilëve MSH iu është përgjigjur me 491,515 mijë euro.
MSH ka raportuar poasht uedhe për 80 pacientët të cilët janë shëruar pa pagesë në Turqi, në bazë të një marrëveshje që ky shtet e ka me Kosovën. /Gazeta Shneta/