Vetëm para tri ditësh u plagos me tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks. Por gjinekologu Premtim Gojani shpëtoi mrekullisht dhe u lirua në shtëpi.
Gazeta Shneta merr vesh se Gojani është lëshuar për në shtëpi pas trajtimit tre ditor në Spitalin Amerikan. Bëhet e ditur se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gojani u plagos mëngjesin e së martës para derës së shtëpisë së tij në lagjen ‘Marigona’.
Ai u godit me tre plumba nga ish-dhëndri i tij Faton Fetiu, i cili është me prejardhje nga Gjakova dhe me nënshtetësi amerikane.
Sipas raportimeve nga mediat, ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje për para.
Pas aktit, Fetiu ishte dorëzuar tek sigurimi i lagjes. /Gazeta Shneta/