Një vajzë e shqetësuar ka dërguar një mesazh në adresën tonë duke kërkuar përgjigje pse vëllai i saj zgjohet gjatë natës dhe bën veprime jo normale.
Ajo ka treguar se vëllai është 16-vjeç dhe përveç që flet kur është në gjumë, ai edhe zgjohet dhe është krejtësisht pavetëdije.
Familja madje është detyruar që t’ia mbyll derën e dhomës për shkaqe sigurie sepse ka pas rast kur ai ka dalë edhe jashtë.
Pyetja e plotë është më poshtë dhe mund të përgjigjeni në komente:
Pershendetje t gjithave! Kam nje vlla q esht 16 vjec. Problemi qendron q ai flet shum në gjumë. Ne te shumten e rasteve ngrihet nga krevati dhe ben shum veprime jo normale pa vetdije. Kur ja thua ke then kshu apo ke ber kshu ai thot jo genjeni ju. Keto kohet e fundit ka filluar e kap veten naten duke levizur dhe thot e ndjeva po nuk e kontrolloj dot trupin.
Gjithmon ja mbyllim deren i sigurojm mir se ka pas raste q ka dal dhe jasht. Na ka hyr merak shum i madh. Sna duken gjera normale. E kemi cuar per vizita neper vende te mira po hic asgje. Nuk e di nese njihni ndonj apo keni degjuar ndonj rast t till. Ju lutem do na ndihmonit shum nese dini ndonj gje qe t dim se cfar ti bejm. Me vertet po na frikson shum. Disa mund dhe mos ta besojn por esht shum e vertet. M falni se e zgjata shum po shpresoj t gjejm nje zgjidhje. Ju falenderoj dhe uroj gjith t mirat!! ??