Ditën e diel do të mbajë mot kryesisht i vranët derisa në orët e pasdites pritet të ketë edhe shtrëngata të izoluara të shiut.
Temperaturat e ajrit, në fundjavë do të pësojnë një rënie të lehtë rreth vlerave mesatare, por në fillim të javës sërisht do të shënojnë rritje. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 17C, e ato maksimale nga 25C deri në 31C.
Do të fryejë erë mesatare nga jugperëndimi dhe verilindja 3-7m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale./Gazeta Shneta/