Moti në mbarë vendin sot do të jetë jostabil, me vranësira dhe reshje të shiut.
Sipas Entit hidrometeorologjik pritet që reshjet të arrijnë deri në 35 litra në metër katror.
Ndërkohë në orët e mbrëmjes reshjet do të ndalen.
Temperature minimale do të sillet prej 12 deri në 18 gradë, a ajo maksimale do të sillet prej 23 deri më 30 gradë Celsius.
Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot jostabil me vranësira dhe reshje të shiut. Temperature minimale do të jetë 15 derisa ajo maksimale 29 gradë Celsius.