Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe do të ketë edhe riga lokale shiu, derisa këto të fundit në orët e mbrëmjes mund të shëndrrohen edhe në borë.
Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, e nga dita e diel do të zbresin ndjeshëm nën këto vlera.
Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet deri në 10C.
Nga fundjava minimalet do të zbresin deri në -6C, e ato maksimale deri në -3C. Sipas parashikimeve të fundit minimalet në fillim të javës pritet të zbresin edhe nën -10C.