Sot do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i ftohtë, dhe me vranësira të pjesshme.
Kohëpaskohe pritet të ketë edhe reshje të dobëta të borës.
Temperaturat e ajrit, do të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 1C deri në -5C, e maksimalet nga 6C deri në -2C, por në fundjavë pritet të rriten në 4C deri 6C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga verilindja 4-12m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale, por nga dita e premte sërish do të pësojë rënie.