Ditëve të ardhshme do të vazhdoj të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
Ditën e diel, me kalimin e frontit të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut do të përzien edhe me borë, e vonë gjatë natës priten reshje bore, që në orët e para të ditës së hënë do të pushojnë.
Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 3C deri në 4C, e maksimale nga 5C deri në 8C, e në fillim të javës së ardhshme do të zbresin tutje deri në 4C, e minimalet edhe deri në -2C.
Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e më pas do të zbres rreth këtyre vlerave.