Masat e ngrohta ajrore vazhdojnë të mbesin mbi rajon edhe ditëve në vijim, duke favorizuar mot më të ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Ndërkohë në Mesdheun perëndimor fusha të presionit të ulët, kohëpaskohe mund të sjellin vransira edhe mbi vendin tonë, me mundësi të vogla edhe për riga lokale shiu, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Temperaturat do të vazhdojnë të mbesin dukshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 8C deri në 9C, ndërsa maksimalet nga 21C deri në 24C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe jugperëndimi 1-5m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme 4-13m/s.