Moti mbi vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale të diellit, derisa priten që vende vende të ketë edhe riga lokale të shiut.
Temperaturat e ajrit gjatë këtyre ditëve do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 9C deri në 11C, e ato maksimale nga 20C deri në 22C.
Do të fryejë erë mesatare nga verilindja 2-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale.