Moti sot parashihet të jetë kryesisht i ngrohtë dhe me diell. Në orët e pasdites pritet që në viset malore të bie shi e shoqëruar edhe me bubullimë.
Temperaturat e ajrit, do të mbesin ndjeshëm lartë mbi mbi vlera mesatare, e ditëve të fundjavës do të zbresin në vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 28C deri në 31C, e në fundjavë pritet të zbresin në 24C.
Do të fryejë erë e lehtë nga jugperëndimi, e të premten mesatarisht të fuqishme nga juglindja 4-12m/s; Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale./Gazeta Shneta/