Të dielen parashihet të mbajë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Në vise të ulëta, në orët e mëngjesit priten mundësi edhe për mjegull.
Edhe ditëve të para të javës së ardhshme pritet të vazhdoj të mbajë mot i butë, por kryesisht me vransira. Në orët e mëngjesit në vise të ulëta priten mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe në orët e pasdites.
Temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 0C deri +4C, e ato maksimale nga 9C deri në 11C.
Do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga juglindja 2-5m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.