Në ditën e sotme do të mbretërojë një mot kryesisht i vranët dhe me ngrica. Gjatë ditës, vranësirat do të shtohen, derisa në pasditen e vonë dhe në mbrëmje pritet të ketë edhe reshje te dobëta të shiut.
Temperaturat e ajrit, në fundjavë do të vazhdojnë të mbeten ndjeshëm nën vlera mesatare, e gjatë javës gradualisht do të vazhdojnë të rriten. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në -2C, e në fillim të javës deri në +3C, ndërsa maksimalet nga 3C deri në 6C, e të hënën do të rriten deri në 10C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 2-8m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale.