Mot i ngrohtë dhe me erë. Paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat e ajrit, gradualisht deri në fillim të javës do të zbresin, nga vlera të larta mbi mesatare, në vlera të ulëta nën mesatare për këtë periudhë kohore.
Minimalet në fundjavë do të luhaten nga 6C deri në 7C, e deri të mërkurën pritet të zbresin deri në -4C, përderisa maksimalet ditën e shtunë do të rriten deri në 20C, në fillim të javës do të zbresin deri në 1C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugu-jugperëndimi 5-15m/s.