Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, rreth viseve malore pritet të ketë edhe reshje të dobëta bore.
Nën këto kushte atmosferike që do të mbajë në fundjavë, edhe indeksi i kualitetit të ajrit do të shënojë përmirësim rreth vlerave të mira dhe mesatare, e sipas tendencave të fundit, ku parashihet që motit të jetë më dinamik javën e ardhshme, do të mbetet rreth vlerave të mira dhe mesatare.
Temperaturat e ajrit do të zbresin rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -3C deri +3C, e ato maksimale nga 2C deri në 4C, në fundjavë, ndërsa nga e marta maksimalet do të rriten në 5C deri 7C.
Do të fryejë erë mesatare nga verlindja 2-7m/s.