Ditën e sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
Një front i ftohtë, që po kalon në lindje të rajonit, gjatë natës dhe nesër do të sjellë vransira kalimtare, por fushat anticiklonike po fuqizohen mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian dhe rajonin tonë, duke vazhduar të sjellin mot të mirë dhe temperatura mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.
Në fundjavë parashihet të mbajë mot i mirë, kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri në 8C, e ato maksimale në fundjavë do mbesin rreth 20C, e në fillim të javës do të rriten deri në 23C.
Era do të fryejë e lehtë kryesisht nga verilindja 1-6m/s.