Këtë javë pritet të mbaj mot i paqëndrueshëm me lagështi dhe zhvillime të shtrëngatave me shi.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë, por mbeten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa ato maksimale 25C deri në 28C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu 1-5m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale. Më poshtë e gjeni parashikimin e motit për këtë javë nga Prishtina Weather. /Gazeta Shneta/