Pezullimi i nënshkrimit të demarkacionit dhe kërkesat e tjera nga parlamenti evropian për liberalizimin e vizave duket se po i privon qytetarët e Kosovës për shërim jashtë vendit.
Këtë gjë e vërteton Naimi, 30-vjeçar, i cili është duke pritur përgjigje nga ambasada gjermane në Prishtinë, për ta kryer një operacion në zemër.
Naimit i është thënë se një intervenim i tillë nuk mund të kryhet në Kosovë.
Babai i tij 65-vjeçar, Jakupi, tha për Radion Evropa e Lirë teksa priste së bashku me të birin para ambasadës gjermane, se ata po përballen me sfidën e pritjes së gjatë që të pajisen me vizë.
“Ka pesë muaj që presim për vizë. Kërkesën e kemi bërë në ambasadën gjermane. Nuk ka përgjigje. Ka shume parregullsi në ambasada. Erdhëm para ambasadës vetëm të shohim se çka po ndodhë dhe ka shumë njerëz. Në Kosovë nuk mund të kryhet një operacion i tillë i zemrës çfarë djali duhet ta bëjë”, tha Jakupi.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se marrja e një vize për qytetarët e Kosovës mbetet sfidë, jo vetëm për ata që duan të shëtisin në Evropë e më gjerë, por edhe për njerëzit që luftojnë me jetën.
Këshilltari i ministrit të shëndetësisë, Albatrit Matoshi, në një prononcim për Radio Evropa e Lirë se hallet e pacientëve janë të mëdha dhe se vizat e tyre po refuzohen, pavarësisht të hollave që marrin nga fondi i dedikuar për programin e trajtimit jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.