Mosha kur mundet bebja të qëndrojë ulur

2017-06-14 në ora 12:00

Një prej aftësive që fëmija meson që në muajt e pare të jetës është qëndrimi ulur. Kjo i lejon atij të shikojë më mire atë çka e rrethon, të cilat deri në atë moment i kishte parë duke qëndruar shtrirë.

Fëmija fillon të qëndrojë ulur në momentin që muskujt e qafës dhe shpinës janë forcuar, si edhe ka arritur të ketë një ekuilibër të mire në pozicionimin e këmbëve, gjë që nuk e lejon të bjerë. Qëndrimi ulur është një hap përpara drejt të mësuarit së të ecurit.

Kur mund të qëndrojë ulur një bebe?

Në përgjithësi një aftësi e tillë arrin të fitohet rreth muajit 4-7 e gjysëm të jetës, kohë në të cilën fëmija fillon të mësojë edhe si të rrotullohet.

Në fillim fëmija ka nevojë për dike që ta mbajë në zonën e shpinës në mënyrë që të mos bjerë. Një bebe mund të qëndrojë ulurpër disa minuta pa ndihmën e dikujt vetëm rreth muajit të 8-të.

Qëndrimi në mënyrën e duhur do të jetë vetëm në momentin që fëmija do të mësojë të kontrollojë në mënyrë të plotë peshën e kokës së tij, dhe deri në këtë moment është e rëndësishme që fëmijën ta mbajë dikush.

Rreth muajit të 7-të fëmija mund të jetë edhe në gjendje të qëndrojë ulur duke u ngritur vetë nga pozicioni me bark poshtë, gje e cila ndodh nëpërmjet mbështetjes së krahëve.

Po tani çfarë ndodh?

Nëse fëmija fillon të qëndrojë ulur shumë shpejt do të fillojë të ecë këmbadorazi, për këtë arsye duhet të filloni të largoni sendet e rrezikshme nga shtëpia duke qënë se ai do të kthehet në një shëtitës.

Çfarë duhet të bëjnë prindërit?

Fëmijët fillojnë të forcojnë muskujt e qafës duke u përpjekur të ngrejnë kokën nga pozicioni me bark poshtë, për këtë arsye ju duhet të favorizoni këtë lëvizje ndoshta edhe duke i propozuar ndonjë objekt tërheqës. Mos e sforconi për të qëndruar ulur vetë gjatë fillimit pasi ai ende nuk ka një ekuilibër të mirë.

Kur duhet të shqetësohemi?

Nëse fëmija nuk është në gjendje të mbajë kokën nga muaji i 4-t si edhe të qëndrojë ulur deri në muajin e 9-të duhet të flisni me një mjek pediatër.

Fëmijët kanë kohë të ndryshme të zhvillimit, dikush eshtë më i shpejtë, dikush më i ngadaltë, por qëndrimi i kokës është thelbësor për të qëndruar ulur vetë si edhe më pas në të ecurin. Kini parasysh se fëmijët prematurë e arrijnë diçka të tillë më vonë se bashkëmoshatarët e tyre. /pernenat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *