Gjinekologët nga Kalifornia kundërshtojnë metodën së vendosjes së hudhrës në vaginë, për të kuruar infeksionet. Ata kanë kundërshtuar këtë metodë të vjetër që rekomandon vendosjen e një hudhre në vaginë deri në tre ditë. Nuk ka studime që mbështesin pretendimin se hudhra ka veti antifungale, thonë këta mjekë dhe mund të jetë një rrezik serioz për infeksione të mëtejshme.
Vagina është mjedisi “I përsosur” për rritjen e baktereve të botulizmit të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën dhe të çojnë në paralizë. Nuk është hera e pare që mjekët kanë shkatërruar mite të ngjashme si vendosja e hudhrës. Hudhra përmban alicin, I cili në laborator ka treguar se ka veti antifungale. Por ka edhe rreziqe serioze, pasi ajo mund të ketë baktere që I kanë kaluar nga toka.
Hudhra gjithashtu mund të krijojë biofilm, një koleksion i mikroorganizmave si pllakëza bakteriale në dhëmbë. Por rreziku më shqetësues janë bakteret klostridium të gjetura në tokë, të vilat mund të kenë kaluar tek hudhra./GazetaShneta/