Mos i pyesni fëmijët çfarë duan të bëhen kur të rriten!

2019-04-17 në ora 15:47

Kjo pyetje i detyron fëmijët ta definojnë veten në terma të profesionit.

Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Kur unë isha fëmijë, kisha frikë nga kjo pyetje. Asnjëherë nuk e kisha një përgjigje të mirë. Të rriturit çdoherë dukeshin të dëshpëruar që unë nuk ëndërroja të bëhesha dikush i madh ose heroik, si një astronaut për shembull.

Në universitet, më në fund e kuptova se nuk doja të bëhesha një gjë. Doja të bëja më shumë gjëra. Kështu që e gjeta një alternativë: U bërë psikolog organizativ. Puna ime është t’i rregulloj punët e të tjerëve. Tani kam mundësinë të shoh diçka nga çdo profesion. Dhe jam bindur se të pyeturit e të rinjëve se çfarë duan të bëhen nuk u bën aspak mire, shkruan SuperGratë.

Problemi i parë që kam me këtë pyetje është se i detyron fëmijët ta definojnë veten në terma të punës. Kur të pyesin se çfarë do të bëhesh kur të rritesh, nuk është e pranueshme të thuash “Baba”, “Nënë”, ose “Një person me dinjitet”. Kjo mund të jetë një nga arsyet pse shumë prindër thonë se vlera më e rëndësishme te fëmijët është që ata të kujdesen për të tjerët, por megjithatë fëmijët e tyre besojnë se vlera kryesore është suksesi. Kur e definojmë veten me profesionet tona, vlera jonë varet nga ajo që e arrijmë.

Problemi i dytë është implikimi se ka një thirrje të qartë për gjithsecilin. Edhe pse të kesh një thirrje tënden mund të jetë burim lumturie, hulumtimet tregojnë se duke e kërkuar këtë thirrje jetësore studentët ndihen të humbur dhe të hutuar.

Unë e përkrah plotësisht idenë e inkurajimit të të rinjëve për të pasur qëllime të larta dhe ëndrra të mëdha. Por merreni këtë këshillë nga dikush që i studion punët e të tjerëve, këto qëllime e ëndrra duhet të jenë më të mëdha se profesioni. Në vend se t’i pyesni për profesionin, pyetini se çfarë personi duan të bëhen – dhe për të gjitha gjërat e ndryshme që ato mund të kenë dëshirë t’i bëjnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *