Tendenca e mbështjelljes së fëmijëve t’i qetësuar para se të flenë mund të ketë pasoja të rënda tek ta, paralajmërojnë mjekët.
Sipas disa mjekëve australianë, teknika e mbështjelljes së gjymtyrëve të foshnjave me batanije është e dëmshme për ta, pasi mund të shkaktojë probleme me legenin dhe mund të lindë nevoja për operim.
Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për qetësim dhe për të parandaluar sindromën e vdekjes së papritur.
Megjithatë, një studim i publikuar në një Gazetë australiane pediatrike, thotë se kjo metodë mund të pengojë zhvillimin e gjymtyrëve të fëmijëve. Foshnjat që kanë çarje në legen gjithashtu nuk mund të diagnostifikohen derisa të rriten.
Fëmijët duhet t’i lëvizin këmbët lirshëm dhe t’i përkulin ato në pozicionin e bretkosës, thonë mjekët./Kidstime/