Janese Walters, nënë e tre fëmijëve nga Ohio, e adhuronte kohën që e kalonte me macën e saj aq shumë sa që e linte ta lëpinte atë në fytyrë.
Për fat të keq, kafsha e saj e dashur i transmetonte asaj një sëmundje të njohur si “gërvishtje e macës”.
Kjo sëmundje shkakton kryesisht inflamacion të enëve të gjakut dhe infeksion të syrit, transmeton Gazeta Shneta.
Znj. Walters shpjegon: “U zgjova ditën e ardhshme dhe nuk mund të shihja me syrin e majtë.”
Ajo ishte e mërzitur dhe shkoi menjëherë në spital. Mjekët kryen ekzaminime të ndryshme dhe zbuluan se ajo kishte vuajtur nga një infeksion i quajtur “gërvishtja e maces”, e cila ndodh kur një nga këto kafshë mbart një bakterie të transmetuar përmes pështymës ose infeksionit të gëzofit.
Në rastet më të rrezikshme, ajo mund të qëndrojë në mëlçi, duke prodhuar kolapsin e enëve të gjakut të syrit ose edhe të shkaktojë meningjit. Për fat të keq, gjendja është e pakthyeshme.
Walters, pavarësisht dashurisë së madhe ndaj maceve, po rekomandon që mos t’i mbani macet ngat fëmijëve./Gazeta Shneta/