Kjo pozitë e të ulurit që është shumë e shpeshtë tek fëmijët mund të shkaktojë dhimbje të përjetshme për ta, ka zbuluar një eksperte.
Pavarësisht se për shumë fëmijë ky pozicion i të ulurit është i preferuari, ju duhet t’i inkurajoni të mos e bëjnë këtë gjë shkruan DailyMail, transmeton gazetashneta.
Shkencëtarët kohë më parë e kanë vërtetuar se kjo ndikon në zhvillimin e nyjeve të këmbëve dhe në kocka, por tani, Avni Trivedi ka konfirmuar se kjo pozitë është shumë e dëmshme.
Në fakt, ajo për “Mirror Online” është shprehur se të ulurit në këtë pozitë mund të konsiderohet si një “epidemi e re shëndetësore”.
“Të ulurit në këtë pozitë për një kohë të gjatë, vendos presion të panevojshëm mbi qafën, supet dhe pjesën e prapme të shpinës.”, është shprehur Trivani.
Edhe pse më herët ekspertë të fushës kishin thënë se në këtë moshë për fëmijët është me rëndësi t’i kushtohet vëmendje gjërave tjera dhe jo pozitës se si ulen, Trivani ka thënë se kjo pozitë mund të shkaktojë pasoja të së ardhmes ortopedike të fëmijëve.
Pra, herën tjetër, kur i shihni fëmijët tuaj duke u ulur në këtë pozitë, inkurajoni dhe këshilloni që të mos bëjnë të njëjtin gabim përsëri./Gazeta Shneta/