Një histori lajmesh për një djalë që vdiq tragjikisht nga leukemia, bëri që nëna e dy-vjeçares me emrin Tazmin, të vinte në dyshim të nxirat në turpin e vajzës së saj. Dhe ndoshta ky dyshim mund të ketë shpëtuar jetën e saj.
Laura Handley, 29-vjeçare nga Tenbury Wells i Britanisë së Madhe, mund të ketë shpëtuar jetën e vajzës së saj duke ndjekur lajmet lokale dhe duke pasur instinktet amësore.
Pas leximit të një artikulli në lidhje me një djalosh i cili vdiq vetëm tetë ditë pasi u diagnostifikua me kancer në gjak, nëna e pesë fëmijëve vërejti simptoma të ngjashme tek vajza e saj 2-vjeçare, transmeton Gazeta Shneta.
“Unë kërkova simptomat në internet një natë para se Tazmin të përjetonte dy simptoma – të nxira të lehta dhe pikat e kuqe nëpër trup.”, tha nëna e saj.
“Fillimisht, ne nuk i japëm shumë vëmendje kësaj.”
“Por pastaj, si shkak i ngathtësisë së saj, fillova të panikohesha dhe e dërgova drejt e tek mjeku në mëngjesin e ardhshëm.”
“Të mërkurën, më 6 Korrik harmonia jonë në familje u shkatërrua, pasi vajza u diagnostikua së pari me ITP, e cila njihet si numri i ulët i trombociteve dhe pastaj 30 minuta më vonë, me lekuemi.”, tha ajo.
Tazmin filloi trajtimin në Spitalin e Fëmijëve të Birmingham më 19 korrik.
Prindërit e Tazmin, Chris Carpenter dhe Laura Handley, kanë krijuar një faqe Facebook me shpresën se të tjerët mund të bëjnë të njejtin veprim.
“Në qoftë se prindi tjetër nuk do ndante historinë e fëmijës së tij, ne do të kishim vazhduar t’i injorimit simptomat e Tazmin deri në ngathtësinë e zakonshme të foshnjës dhe ndoshta do të ishte tepër vonë për të kuptuar se kishte diçka tjetër.”, shkroi Laura në Facebook.