Kur keni një fëmijë të porsalindur, beli juaj mund të jetë gjëja e fundit në mendjen tuaj. Megjithatë, gratë shpesh ndihen të detyruara të humbasin peshën e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur pas shtatzënisë.
Është krejtësisht normale të kesh pak peshë në fund të shtatzënisë. Kjo është për shkak të ndryshimit në përbërjen e trupit e cila të është dashur për të zhvilluar një shtatzëni sa më të shëndetshme, transmeton GazetaShneta.
Rikthimi në pesheën që keni pasur para se të mbetni shtatzën nuk është as realiste dhe as e rekomanduar. Në vend të kësaj, krijoni një qasje të ekuilibruar ndaj humbjes së peshës gjatë disa muajve sepse kështu do i lini kohë vetes që ta rimerni veten me ngadalë.
Arritja e një peshe të shëndetshme pasi të keni lindur është gjithashtu e rëndësishme nëse planifikoni një tjetër në të ardhmen, përcjellë “HealthLine”.
Nuk ka rekomandime të caktuara për sa shpejt duhet të ktheheni në peshën tuaj pas lindjes. Por është e rëndësishme të humbni peshën tuaj të shtatzënisë në një moment pasi të keni përfunduar shtazënië, pa u ngutur por edhe duke vënë në plan të parë në një moment të caktuar, në mënyrë që të mos mbani atë peshë në shtatzëninë e ardhshme.
Përvoja e humbjes së peshës së çdo gruaje do të jetë paksa e ndryshme. Shumica e studimeve tregojnë se gratë do të mbajnë rreth 1-5.5 kilogram të peshës nga shtatzënia përgjatë 6 deri 12 muaj pas shtatzënisë. Në studimin e kryer nga një grup studiuesisht në Southhampton, është gjetur se tre nga çdo katër gra kanë mbajtur peshën e tyre të shtatzënisë gjashtë muaj pas lindjes dhe një në tre kanë mbajtur më shumë se 5 kg.