Marrëdhëniet seksuale dihet se marrin shumë energji dhe mund të shkaktojnë dhimbje të ndryshme. Dhimbja e kokës pas marrëdhënies, e anashkaluar nga kjo gruaja, e la atë të paralizuar.
Lucinda Allen e gjeti veten në prag të vdekjes, pasi ajo u godit nga një dhimbje koke torturuese pas marrëdhënies seksuale me burrin e saj.
Luicinda, 38-vjeçare, ka pësuar një goditje në tru pas seksit pesë vjet më parë, gjë që tragjikisht e la atë përgjithmonë të paralizuar në një karrocë me rrota, transmeton Gazeta Shneta.
Në atë kohë, West Midlands, Angli, gruaja ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë së saj.
“Mendova se mund të kisha një hemorragji të trurit. Pas kësaj, fillova të përjetoja turbullira. Gjithçka që mbaj mend është konfuzioni, ëndrrat dhe realiteti i përzier së bashku me frikën.”, tha ajo për gazetën ‘The Sun’.
Pas përjetimit të kësaj ndodhie, ajo po bën apel që mos t’i anashkaloni simptomat e ngjashme pas marrëdhënieve seksuale, si dhe në përgjithësi./Gazeta Shneta/