Gratë shtatzëna edhe pse monitorohen për çdo lloj problemi që mund të kenë, pas lindjes ajo që mund të mbetet në nivele të larta është presioni i gjakut. Një studim zbuloi se hipertensioni i vazhdueshëm është i zakonshëm tek gratë që kanë pre-eklampsi të rënda gjatë shtatëzënive të tyre.
Ja disa nga rreziqet:
“Ne tashmë e dimë se gratë e moshës mesatare me pre-eklampsi kanë një rrezik të trefishtë për të pasur hipertension dhe deri në shtatëfish më shumë për tu prekur nga sëmundje kardiovaskulare”, tha Dr Benschop.
“Ajo që nuk dinim është se përqindja e femrave me hipertension është më e lartë në vitin e parë pasi ka lindur fëmijën”. Pre-eklampsia (shkurt PE) është një sëmundje që shfaqet vetëm në shtatzani. Ajo mund të prekë bebin, nënën ose të dy bashkë në më të shumtën e rasteve.
Mund të shfaqet në çdo moment pas javës së 20-të të shtatzanisë. Tek nëna ajo mund të shkaktojë crregullime me tensionin arterial (hipertension) dhe humbje të proteinave me urinën (proteinuria, albuminuria). Fillimisht këto crregullime mund të jenë të heshtura, minore por më vonë mund të bëhen serioze.
Bebi në barkun e nënës mund të rritet më ngadalë në peshë ose mund të vuajë nga pakësimi i sasisë së oksigjenit që sjell placenta. Benschop tha se shumë gra janë me nivele normale të gjakut kur janë në zyrën e mjekut, por kjo s’do të thotë që të mos kenë shqetësime kur janë në shtëpi.
Prandaj nuk duhet ta neglizhoni çdo problem që mund tu shfaqet.
Shtatzënia dhe zemra
Zemra e një gruaje shtatzënë pompon më shumë gjak në minutë. Gratë që kanë një pre-eklampsi para javës së 34-t të shtatzënisë kanë më shumë mundësi të kenë një problem me zemrën pasi të lindin fëmijën.
Hulumtimet e paraqitura në vitin e kaluar zbuluan se gratë që janë shtatzënë në moshën 40 vjeç e sipër janë në një rrezik më të madh të goditjes ishemike, goditjes hemorragjike, goditjes në zemër dhe vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare sesa gratë që lindin fëmijë në një moshë më të re.
“Është e rëndësishme për nënat shtatzënë që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë presionit të gjakut, sepse edhe ato që nuk kanë pasur tension të lartë mund të kenë gjatë shtatzanisë”, u shpreh Dr. Randolph S. Marshall./pernenat