Më në fund pas një pritje të gjatë, afati juaj për të lindur vetëm se dita ditës afrohet edhe më shumë.
Së bashku me emocionet dhe ndjenjën e pritjes, duhet gjithashtu të keni një fije të vogël edhe frike. Nëse po kërkoni informacion se si ndodh lindja, ne i kemi informatat më të mira.
Lindja ndahet në tre faza, dhe janë edhe disa orë shtesë që konsiderohen të jetë si faza e katërt e lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Le të hedhim një vështrim disa shenjave që tregojnë se puna po fillon dhe çfarë ndodh gjatë secilës fazë të lindjes.
https://youtu.be/2ENhcr6vPOo
Faza e parë zgjat nga 12 deri në 19 orë. Këtu, kontraktimet janë gjithnjë e më të forta dhe më të shpeshta, derisa qafa e mitrës zgjerohet rreth 10 cm.
Faza tjetër zgjat nga 20 minuta deri në 2 orëm këtu filloni të shtyni për të lindur foshnjën tuaj.
Faza e tretë zgjatë nga 5 deri në 30 minuta, në këtë fazë ju dorëzoni edhe placentën, derisa faza e fundit fillon disa orë pas lindjes.
Kjo është koha kur ju duhet të pushoni, shëroheni dhe ushqeni foshnjën tuaj me gji./Gazeta Shneta/