Fotografja Neely Ker-Fox kapi momentet e paharrueshme kur një nënë kuptoi se kishte lindur djalë, pasi që asnjë djalë nuk kishte lindur në anën e familjes së saj për 50 vjet.
“Burri im mendonte që prej fillimit se ishte djalë”, tha nëna, Dara Crouch, për Popsugar.
“Nuk isha e bindur. E kisha një lidhje të çuditshme me rrobat e bijës sime dhe që ditëlindjet e tyre do të ishin larg veç dy javë, e dija që mnd t’i shfrytëzoja sërish”.
Pavarësisht se kishte fotografuar mbi 100 lindje, edhe Neely tha që ajo sërish shpërtheu në lot pas fotoaparatit.