Nënat pas lindjes me gjithë përkujdesin e shtuar që kanë ndaj vetes, e sidomos VIP-at nuk preferojnë të shfaqin trupin e tyre para ndjekësve të tyre menjëherë pas lindjes.
Kjo për shkak të shumë paragjykimeve që drejtohen në llogari të tyre, por ka disa prej tyre që thyejnë barrierat dhe vendosin të shijojnë trupin e tyre edhe në këtë fazë mjaft kritike.
E, së fundmi Floriana Garo, e cila ka lindur një vajzë që e ka pagëzuar me emrin Adia, ka vendosur që bashkë me familjen të bëjë edhe ca pushime luksoze në Turqi.
Derisa duket se Garo vazhdon t’i ruajë linjat trupore perfektë edhe pas lindjes, mbase ka ardhur koha që t’i ndalojmë paragjykimet në drejtim të grave për t’i vlerësuar për pamjen e tyre./Gazeta Shneta/