Moderatorja e njohur Iva Mera, vajza e aktorit shqiptar, Behar Mera është bërë nënë.
Ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën ka publikuar dorën e saj, dorën e vogëlushit të porsalindur dhe të bashkëshortit të saj.
Moderatorja e cila prej ca kohësh është tërhequr nga ekrani duket se tashmë do të shijojë një etapë të re të jetës së saj siç është mëmësia.
Ndërkohë që edhe për gjysh Beharin kjo do të jetë padyshim një eksperiencë e re dhe shumë e bukur.