Moderatorja dhe gazetarja e lajmeve në RTK, Edona Musa, ka kumtuar lajmin për vdekjen e koleges së saj mes lotësh. Ajo iu kërkoi falje shikuesve pasi nuk ka mundur t’iu përmbahet emocioneve
Gazetarja e RTK’së me prejardhje nga Gjilani, Ardita Sylejmani ka vdekur sot në Budapest të Hungarisë, pas komplikimeve gjatë procesit të lindjes.
Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte.
Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez.
Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur. Më poshtë keni momentin kur Edona Musa jep lajmin për vdekjen e saj.