Razije Musa
Mami - Midwife
  • Mami e licencuar e Maternitetit
  • 11 vjet përvojë pune si Mami në Kosovë
  • 11 vjet përvojë pune si Mami në Libi
  • 25 vjet përvojë pune si Mami në Maternitetin e Londrës
  • Titull i ftuar në Londër: Mami Eksellente

Razije Musa është e specializuar në lëmin e Mamisë me përvojë shumë vjeçare në këtë lëmi.

 

Në kohën e saj në Angli, Musa ka qenë e angazhuar në rolin e Mamisë në familjen e aktorit Roger Moore, Sir Charles Benedict Ainsile, fitues i katërfishtë i medaljeve në Lojëra Olimpike dhe në shumë familje tjera të njohura në Britani.

 

Ka fituar titullin Mami Eksellente për performancën e saj në Maternitetin e Londrës.

Tel:
Email:
Social:

Pyeja e juaj është ruajtur dhe do të shfaqet posa të ketë përgjigje.

Përgjigjet deri tani..

  • Anonim ka pyetur:
    Skam djalin 2 Muajsh gji nuk kam pin qumsht hib kam lindur para Kohe por fal Zotit nuk ka pas nevoj per ikubator por qumsht hib shum kadal pin 90 m psh por 5 minuta Pak apet mad 5 minuta error Pak a eshte ska fuqi apo qka dhe a zhvillohet si krejt feminit whet mrapa qe ka lind para kohe flm shum
  • Anonim ka pyetur:
    Pershendetje znj. Razije, Bebi im, i moshes, 2 muaj e 10 dite i ka hundet e zena, me zor pi qumesht, shume ngadale dhe me veshtiresi merr fryme duke pasur problem edhe me fjetjen. Ne baze te sugjerimit te pediatrit, kam perdorur pastrimin me uje fiziologjik, aerosol (aparati me ajer) dhe terheqje me pompe e sekrecioneve (sekrecione thuajse nuk ka pasur). Megjithe trajtimin, lirimi i hundeve ka qene shume, shume i vogel. Problemi i hundeve u evidentua qe ne date 5 Shkurt 2017. Sot duke vezhduar ne hundet e bebit, shume thelle vrojtova sekrecione te thara te ngecura, ne forme vezake apo te rumbullaket. Ju lutem, me ndihmoni, me cfare mund t'ja largoj keto sekrecione te thara nga hunda. Ju lutem, per nje pergjigje sa me shpejt, pasi po vuaj cdo moment kur e ushqej me qumesht gjiri. Duke Ju falenderuar!
  • Anonim ka pyetur:
    Pyetja është anonime prandaj asnjë informatë personale nuk kërkohet..pershendetje znj razie ..a mund tmi shpjegoni pak ne ca jave fillon e mbaron muaji i 7 ?? po ne muajin e 9 kur hyn ne javen e 36 apo 37 ??
  • Anonim ka pyetur:
    Pershendetje Bebi im ka bere 6 muaj dhe kam filluar ti jap ushqim shtese molle dhe banane si dhe uje, deri tani ka qen vetem me gji .. a ka mundesi te me tregoni recete si ta ushqeje me tutje, sa vakte ne dite, kombinimet e pemeve dhe perimeve, menyren si ti pregatis, etj .. Ju faleminderit!
  • Anonim ka pyetur:
    Zonja Razije..kam filluar shtatzanin me mbi peshe...keni ndonje eksprienc si ka shkuar....ju flm
    • Razije Musa është përgjigjur:
      E dashur, konsultoju me një diotolog. Gjinekologjija rekomandon ushqim të shëndoshë Dhe jo në sasi të mëdha. 5 racione me shumë vitamina. Dalja në natyrë dhe ecja.
  • Anonim ka pyetur:
    Pershendetje.Jam shtatzane 5 javeshe, eshte shtatzenia e pare.. tensioni nganjehere po me rritet 140 me 100 a mund te perdori tani hapa me rekomamdimin e mjekut kunder tensionit, sepse kam frike mos po I ndodh gje foshnjes..
    • Razije Musa është përgjigjur:
      E dashur, duhesh të konsultohesh me mjekë, shpresoj që mjeku e sjell vendimin më të mirë për juve.
  • Anonim ka pyetur:
    Teta Razije a mund ta perdor vezen per vajzen time 5 muajshe ?!
    • Razije Musa është përgjigjur:
      Jo. E dashur, është herët të përdorësh vezë për bebe 5 muajshe. Sepse veza ka predispozita për alergji.

Postimet