- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës
Specializimi Biokimi Klinike, Prishtinë
Themeluese e Laboratorit Biokimik Hematologjik ‘Ndriçimi’
Biografia:
Dr. Arbërore Koshi, specialiste e e Biokimisë Klinike, e lindur në Gjakovë.
Shkollimin e mesëm e kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë me sukses shumë të mirë. Specializimin e kreu në Prishtinë në Institutin e Biokimisë Klinike me sukses të lartë. Gjatë specializimit në vitet 2004-2005, kreu shumë trajnime në Institutin e Biokimisë Klinike në Shkup si dhe në klinikat tjera, si të Gjinekologjisë (u trajnua në aparatura të ndryshme për punimin e hormoneve, tumormarkerëve etj.), klinikën e Pediatrisë (analiza specifike për fëmijë, klori në djersë etj.), klinikën e Neurologjisë, Infektivës etj.
Pas përfundimit të specializimit filloi punën në IMPK si biokimiste klinike.
Në vitin 2006 themeloi Laboratorin Biokimik Hematologjik “Ndriçimi”, me çfarë ishte një nxitje e re punës së saj. Përveç shumë parametrave që punoheshin në laborator, si subtratet, enzimat, hormonet, tumormarkerët etj., ajo filloi trajnimet e reja në Tiranë për punimin e testeve alergjene, helicobacter pylori, me çka ishte ndër laboratoret e para në Kosovë ku punoheshin këto teste.
Pas 10 viteve punë të palodhshme, u hap laboratori i dytë në kuadër të spitalit “European Clinic”, i cili funksionon që 3 vite nën udhëheqjen e saj.
Trajnimet e radhës ishin poashtu jashtë vendit, në Double/Triple test, që ishin të domosdoshme për spitalin e ri.
Ka ndjekur edhe shumë trajnime tjera në qendrat e ndryshme evropiane si në Paris, Berlin,Viena, Milano, Stamboll etj.
Postimet
Trupi njerëzor është një “makineri” kaq e sofistikuar. Ushqimi është “karburanti” që bën të mundur mbarëvajtjen e funksioneve të tij. Dhe marrëdhënia mes tyre është shumë komplekse. Të ngrënit ushqim shpeshherë dhuron një kënaqësi të pafundme, por mund të na bëjë edhe keq. Në raste të tilla trupi ynë na…