Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Dr. Hamdi Ramadani, ka folur për gjendjen shëndetësore të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ramadani ka thënë se gjendja e pacientit është përmirësuar dhe tashmë nuk ka nevojë as për asistencë në frymëmarrje, shkruan Gazeta Shneta.
“Gjendja e tij ka shënuar përmirësim dhe nuk ka nevojë t’i jepet oksigjen. Parametrat klinik i ka stabil dhe subjektivisht ndihet mirë. Situata është në përmirësim dhe besoj që nesër, eventualisht pasnesër do të lirohet nga klinika”, ka deklaruar Ramadani.
Ai ka konfirmuar se Kurti është i prekur nga një infeksion në mushkëri dhe nuk ka të bëj me gripin. Gazeta gjatë ditës së djeshme ka raportuar se në Infektivë ka munguar bari “Tamiflu”, i cili përdoret në rastet sikurse tek Kurti, për çka bashkëpunëtorët e tij janë detyruar që ta blejnë në Shkup.
Ramadani ka thënë se ky bari përdoret në ditët e para të infeksionit, ndryshe në rastin e Kurtit i cili është paraqitur në Klinikë ditën tretë ose katërt nuk ka efekt. /Gazeta Shneta/