Mjeku shqiptar Gëzim Xhepa ka kritikuar sërish ashpër shtetin shqiptar për arrestimin e dy mjekëve për vdekjen e një pacienteje në maternitetin e Elbasanit.
Në bazë të rezultatit të autopsisë sipas raportimit të mediave shqiptare, pacientja ka ndërruar jetë nga koagulimi i gjakut në venen kryesore e cila furnizon mushkëritë, transmeton Gazeta Shneta.
Për këtë rast u arrestuan dy mjekë, ndërsa ka reaguar ashpër Dr. Gëzim Xhepa i cili ka thënë se u arrestuan dy kolegë për një vdekje të shkaktuar nga TEP.
Reagimi i tij i plotë:
Dy kolegë arrestohen për një vdekje të shkaktuar nga TEP (rezultat i raportit mjekoligjor), si kriminelë të kapur në flagrancë dhe komuniteti mjekësor hesht…!!! Deri kur do të zvaritemi si avertebratë dhe do tolerojmë jargët tallëse të pushtetit politik që revoltohet për dhunimin e mjekut…!!! Kush mban përgjegjësi për stresin e shkaktuar në dy kolegë dhe familjet e tyre…!!! Vallë akoma anemikë do shohim dhunimin shtetëror, mediatik, social dhe ekonomik me frikën se mos humbasim prangat në reagim human për dinjitet dhe personalitet…!!!/ Doc. Gezim Xhepa