Infektologu shqiptar Pëllumb Pipero ka alarmuar shtetin e Shqipërisë që të marr masa për koronavirusin pasi sipas tij nuk do të mund të shpëtojnë pa pasur ndonjë rast. Madje sipas tij koronavirusi shumë shpejt do të vijë në Shqipëri
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i ftuar në “Byro politike” u shpreh se shumë shpejt mund të kemi rastin e parë me koronavirus në vend.
Sipas mjekut virusi është shumë misterioz dhe prandaj ka vënë në alert organizatat e shëndetësisë.
Pipero thekson se e rëndësishme është që të merren masat parandaluese.
“Ky është një koronavirus i ri. Faki që nuk kemi nuk do të thotë se nuk do kemi. Ky virus është misterioz, ka shumë të panjohura dhe kjo e ka bërë qoftë OBSH që të jenë në alert të shtuar për të marrë masa parandaluese.
Duhen masat parandaluese për të pakësuar numrin e rasteve të sëmurë. Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk ka kapacitete të gatshme për të parandaluar një pandemi.
Së dyti nuk kemi ende një vaksinë. Së treti, është shumë e rëndësishme që në varësi të numrit të popullsisë dhe të lëvizjes, është që të gjithë indikatorët janë që shumë shpejt mund ta kemi edhe ne rastin e parë. Askush nga ne nuk mund të thotë nëse kemi apo nuk kemi, do vijë apo nuk do vi dhe kur do vijë”, shprehet mjeku.