Të hënën është siguruar një video, ku shfaqet përplasja fizike në mes një qytetari dhe mjeku pranë Spitalit Pediatrik në Tiranë.
Personat që kanë arritur ta sigurojnë materialin nuk kanë kuptuar motivet e rrahjes, por megjithatë skena kishte vazhduar të ndodhte në mes të rrugës.
Qytetari shihet duke ndjekur mjeun dhe duke e goditur me grushte, ndërkaq ky i fundit kishte arritur t’i kundërpërgjigjej në të njëjtën mënyrë./JOQ.al/