Një deklaratë e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka ngjallur reagimin e një mjeku të QKUK-së i cili i ka thënë atij se PDK ka vjedhur dhe vazhdon të vjedh më së shumti
Gjatë ditës së sotme ministri Ismaili ka takuar infermierët e ri të punësuar në konkursin e fundit në SHSKUK.
Gjatë takimit Ismaili kërkoi që të përmirësohen shërbimet nëpër spitale, pasi sipas tij, me shërbime kualitative do të rriten edhe investimet.
“Nuk mund të investojmë nëse nuk ka kualitet. Askush nuk po don të investojë. Po me thonë ‘krejt janë hajna, nuk t’kqyr kërkush, nuk ja vlen investimi’”, ka deklaruar Ismaili.
Kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagimin e Dr. Mifail Morina, i cili ka reaguar ashpër ndaj Ismailit.
Morina ka thënë se nuk dëshiron ta mbrojë askënd, por vetëm ata individ që punojnë me nder e që sipas tij, ministri i ka përgjithësuar.
“Vetëm një gjë du me i thënë ministrit, mos shit mend para infermierëve nevojtar për punë, por puno se ke boll punë për të bërë”, ka deklaruar Morina.
Ai ka shtuar se partia e Ismailit, PDK, ka vjedhur dhe vazhdon të vjedh më së shumti në politikë.
“Dhe e dyta me e marrë krejt korrupsionin e mjekëve çka bëhet në Kosovë s’mundem me ju kalu juve politikanëve. Veçanërisht juve që vini nga subjekti PDK-së. Keni vjedh e vidhni sa krejt me i ba bashke këta tjerët”, ka shtuar mjeku.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:
Nuk dua ta mbroje askend, as koleget e mi. Por dua me i mbrojte ata individe qe punojne me nder e qe ministri jone i nderuar i paska pergjithesu. Vetem nje gje du me i thene ministrit, mos shit mend para infermierve nevojtar per punë , por puno se ke boll pune per te bere. Dhe e dyta me e marre krejt korrupsionin e mjekeve qka bahet ne Kosove smundem me ju kalu juve politikanve. Veqanrishte juve qe vini nga subjekti PDK-se. Keni vjedh e vidhni sa krejt me i ba bashke keta tjeret. /Gazeta Shneta/