Një mjek në Klinë është detyruar të vetizolohet nga Policia e Kosovës, pasi është kapur duke punuar privat në ordinancën e tij në kundërshtim me masat që janë marr nga Qeveria.
Policia e Kosovës ka njoftuar se mjeku dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient mund të jenë të infektuar me koronavirus.
“Rr. Sadik Rama, Klinë 25.03.2020-16:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Kujtojmë se Klina është në karantinë që prej rastit të parë të raportuar me Covid-19 në këtë komunë. /Gazeta Shneta/