Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka rreth tre muaj që është duke u trajtuar në qendrën e rehabilitimit fizioterapeutik në Pforzheim të Gjermanisë.
Sipas mjekut personal të Mustafës, Halil Krasniqi, gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit. Ai dha detaje për Exress, duke thënë se kreu i LDK-së duhet të qëndrojë edhe disa javë për vazhdimin e terapive.
Ka më shumë se tetë javë që ish-lideri i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, është duke u marrë rregullisht me ushtrime fizioterapeutike në Gjermani. Halil Krasniqi, mjeku i cili po e trajton Mustafën në Gjermani thotë se gjendja e tij shëndetësore është duke shkuar drejtë përmirësimit.
“Gjendja shëndetësore e zotit Isa Mustafa është shumë e mirë. Ai në mënyrë të rregullt po i vazhdon terapitë fizikale. Po vërehet një përmirësim i dukshëm i gjendjes së tij shëndetësore”.
“Nuk mund të them saktësisht se kur do të kthehet në Kosovë, mirëpo ne shpresojmë se kjo gjë do të mund të ndodhë brenda disa javëve”, ka deklaruar mjeku i Isa Mustafës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express.