Sir Sam Etherington, një mjek familjar me nam në Londër, i cili ka thënë se pëlqen idenë që zgjidhjet e problemeve mjekësore të mos bazohet gjithmonë në medikamente.
Ai ka ofruar një tretman të ri, prerjen e flokëve, njofton Klan Kosova.
“Rregullimi përben një rol të rëndësishëm në jetën e shumicës se primatëve dhe njerëzit nuk përbejnë ndryshim”
“Të uleni në karrigen e parukierit dhe të largoni peshën që ju rendon përmes bisedës, është e ngjashme si të flisni me një mjek nëpër klinika të ndryshme” është shprehur Etherington.
Ai gjithashtu ka thënë që veç kësaj prerja e flokëve ka edhe një rëndësi të madhe tjetër. Flokët jo vetëm që kanë rëndësi kulturore, mirëpo janë edhe indikatorë të disponimit tonë. Kur gjendja mentale tek njerëzit fillon të dëmtohet, një nga shenjat e para që vërehet tek ata është mungesa e rregullimit të flokëve.
Etheringon ka vlerësuar se rituali i rregullimit të flokëve tek parukieri është terapeutik.