Më shumë se 90 për qind të grave u formohen strijave gjatë shtatzënisë, sipas Dr. Alyssa R. Golas, një kirurge në NYU Langone Health.
“Ndërsa grave u zhvillohen vetëm një numër i vogël i strijave në pjesën e poshtme të stomakut, një numër i madh i tyre zhvillojnë strija në tërë pjesën e barkut.”, deklaroi Dr. Golas për Essential Baby.
Njësoj si vjellja dhe rritja e këmbëve edhe strijat janë një ndër zhvillimet fizike si rezultat i ndryshimit të hormoneve, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, Dr. Goals ka disa këshilla për nënat, që t’i minimizojnë strijat e tyre gjatë periudhës së shtatzënisë:
Përdorni produkte hidratuese të sigurta:
“Ekzistojnë disa dëshmi se nëse i ofrohet lëkurës kujdesje hidratuese, strijat mund të minimizohen në mënyrë të konsiderueshme”, pohon mjekja.
Dr. Golas sugjeron opsionet natyrale, të ngjashme si vaji i bajamës.
“Vaji i bajamës ka një aromë të këndshme dhe absorbohet me masë të madhe nga lëkura,” përshkroi ajo.
Bisedoni me mjëkun për peshën tuaj sërish:
Ndonëse pesha shtesë është e nevojshme për zhvillimin e bebes, shtimi i peshës në mënyrë të moderuar mund të ndihmojë përshtatjen e lëkurës tuaj me shtatzëninë.
Bisedoni me mjekun përreth peshës dhe pyeteni se sa peshë duhet të shtoni çdo javë gjatë shtatzënisë./Gazeta Shneta/