Në ditët e ftohta shumë njerëz, veçanërisht fëmijët ndikohen shumë shpejt nga ndryshimet e temperaturave duke u bërë të sëmurë.
Ndërkohë që qëndrimi në ambiente të mbyllura lehtëson daljen në pah të sëmundjeve dhe përhapjen e tyre dhe ndikon negativisht në shëndetin e fëmijëve, transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Hylja Caner, pediatre në Memorial Hospital, theksoi se shumica e infeksioneve që shfaqen tek fëmijët lidhen me viruset dhe në këta lloj rastesh përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm.
Familjet fillojnë të përdorin antibiotikët sa herë që i sëmuren fëmijët.
Por nuk duhet harruar se antibiotikët të cilët nuk merren në dozën dhe kohën e përcaktuar shkaktojnë më shumë dëm se dobi”, shprehet ajo. Duke na kujtuar se fëmijët mund të mbrohen nga shumë infeksione me anë të vaksinimit, Dr. Caner tërhoqi vëmendjen e nënave dhe baballarëve për të pasur informacion rreth vaksinimit, kur dhe sa here duhen vaksinuar dhe në plotësimin e vaksinave të pabëra.
Sipas informacionit të dhënë nga Dr. Hylja Caner, fëmijët të cilët shkojnë në shkollë gjatë dimrit sëmuren më shumë nga infeksionet e fytit dhe bajameve. Ndërsa mos kurimi i infeksionit të veshit mund të shkaktojë sinozit, krijimin e abcesit në bajame dhe infeksione në gjëndrat e qafës dhe limfatike.
Rreziku më i madh nga infeksioni i veshit, kur nuk kurohet , është mundësia e shfaqjes së reumatizmës së zemrës dhe një sëmundjeje të veshkave të quajtur ‘akut glomerulonefrit’. Për të mos infektuar fëmijët e tjerë, fëmijët e sëmurë nuk duhet të dërgohen në shkollë të paktën 24 orë pas fillimit të antibiotikëve. Për të përcaktuar diagnozën e infeksioni të veshit të shfaqur me shenja si ftohje, dhimbje veshi dhe temperature duhet kontrolli i një specialisti.
Higjiena e duarve është rruga më e mirë për të parandaluar infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizmat. Vetëm përdorimi i sapunit apo higjiena e duarve pakëson dhe shkurton kohën e sëmundjes me 34 % të infeksioneve të lëkurës, 55 % të sëmundjeve të diarresë, 50 % të pneumonisë./Gazeta Shneta/